Ka nisur ditën e sotme sezoni i ri edhe në Kategorinë e Parë të futbollit shqiptar. Golat nuk kanë munguar, por as surprizat në rezutate. Apolonia e ardhur nga elita mposhtet minimalisht në shtëpi nga Erzeni. Ndërkohë Besa dhe Bylisi e kanë nisur me këmbën e mbarë kampionatin e tyre, duke fituar respektivisht 2-1 me Turbinën dhe 0-2 me Besëlidhjen.
Një debutim surprizë ka qenë ai i Maliqit. Këta të fundit luajnë për herë të parë në Kategorinë e Parë, ku e fillojn me festë. Maliqi e ka mbyllur me rezultatin 2-0 ndeshjen e sotme kundër Lushnjes, duke marrë kështu tre pikët e para për këtë sezon./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Kategoria e Parë, java e parë:
Apolonia 0-1 Erzeni
Besa 2-1 Turbina
Besëlidhja 0-2 Bylis
Butrinti 1-0 Pogradeci
Maliqi 2-0 Lushnja
Shkumbini 2- 1 Vora
Tërbuni 0-0 Burreli
Tomori 0-2 Korabi