Kategoria e Parë/ Flamurtari hedh hap fals dhe Bylisi bën detyrën, njihuni ne rezultatet e javës së parë

Ditën e sotme ka nisur edicioni 2023/24 i Kategorisë së Parë. Java e parë nisi në orën 15:30 me përballjen Vora-Besa që përfundoi me shifrat 4-2 për Vorën, ndërsa vazhdoi më pas me tre talokime të luajtura paralelisht. Bylisi ka bërë detyrën në shtëpi, ku ka mposhtur Burrelin me rezultatin minimal 1-0.

Në të kundërt nga skuadra mallakastriote, Flamurtari ka hedhur një hap fals në javën e parë të Kategorisë së Parë. Vlonjatët janë ndalur në baraspeshë 1-1 nga Luzi. Po në barazim ka përfunduar edhe dueli ndaj Tomorit dhe Korabit, që janë larguar nga fusha me rrjeta të paprekura./Halit Delibashi-Sporr Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *