KATEGORIA E PARË/ Besëlidhja fiton në limite, Bylis ndalet në Rrogozhinë

Sot janë luajtur 9 nga 10 ndeshjet e javës së parë në Kategorinë e Parë. Pas Vllaznisë dhe Korbit që u ndeshën ditën e djeshme ka qenë radha e skuadrave të tjera që kanë zbritur në fushë.

Në grupin A, Dinamo ka vuajtur jo pak ndaj Veleçikut, pasi kryeqytetasve u  është dashur një gol i qendërmbrojtësit Sheta për të gjetur fitoren. Në pjesën e parë blutë kanë humbur një 11-metërsh, me Sefën që goditi shtyllën.

Në Shijak vendasit kanë mundur që të fitojnë 2-1 ndaj Ilirisë së Fushë-Krujës. Lajthia ishte ai që shënoi golin e parë, por miqtë barazuan falë Turkajt, i cili i çoi skuadrat në dhomat e zhveshjes në barazim. Në fraksionin e dytë, Teqja shënoi golin e dytë dhe të fitores për Erzenin.

Në Lezhë, Besëlidhja ka mundur në kohën shtesë 2-1 me Burrelin. Lezhjanët e nisën me gol që në minutën e katërt, por skuadra mike shënoi golin e barazimit me anën të Xhixhiuas. Skuadrat e mbyllën me 10 lojtarë ndeshjen, pasi u ndëshkua me karton të kuq Erkoçevic për vendasit dhe Xhixhiua për miqtë. Vetëm pak sekonda para fundit të ndeshjes, Besëlidhja ka fituar një 11-metërsh, i cili u kthye në gol nga Pasha.

Në ndeshjen e fundit të grupit A, Shënkolli ka mundur Vorën debutuese me një gol vetëm 9 minuta para fundit të kohës së rregullt, falë Përgjinit.

KATEGORIA E PARË – JAVA 1

GRUPI A

E diel, më 9 shtator 2018, ora 16:00

Dinamo-Veleçiku 1-0

Shënues: Sheta 63′

*Sefa ka goditur shtyllën nga pika e bardhë e penalltisë

Erzeni-Iliria 2-1

Shënues: Lajthia 29′, Teqja 53’/ Turkaj 44′

Besëlidhja-Burreli 2-1

Shënues: Pasha 4′, 90+1’ (11-m)/ Xhixhiua 68′

Shënkolli-Vora 1-0

Shënues: Përgjini 81′

Në grupin B mund të thuhet se ka pasur më shumë surpriza. Oriku ka mundur në shtëpi Elbasanin. Debutuesit arritën që të shënonin dy herë në portën e miqve. Azizaj shënoi në pjesën e parë, ndërsa në fraksionin e dytë ishte Dhrami që dyfishoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Në Berat, Tomori është ndarë në paqe me Lushnjen. Miqtë kaluan të parët në avantazh me anë të Suljkes, por ishte kapiteni Çaço i cili barazoi me penallti.

Bylis është befasuar në Rrogozinë, pasi është mundur nga Egnatia. Vendosi goli i shënuar nga Dimo vetëm 6 minuta para fundit të kohës së rregullt të pjesës së parë. Duhet të theksohet se Murataj ka shpërdoruar një 11-metërsh për skuadrën ballshiote.

Në Çërrik ndeshja është vendosur nga një gol i miqve në minutën 18-të nga Hidersha. Në takimin e fundit mes Pogradecit dhe Besës, kanë qenë vendasit që kanë arritur të marrin një sukses me shumë vlerë. Topllari dhe Pera ishin autorët e golave për vendasit, duke e zhvlerësuar realizmin e Çekiçit.

GRUPI B

E diel, më 9 shtator 2018, ora 16:00

Tomori-Lushnja 1-1

Shënues: Çaço 66′ (11-m)/Sulkja 34′

Pogradeci- Besa 2-1

Shënues: Topllari 45′, Pere 53’/ Çekiçi 49′

Turbina-Apolonia 0-1

Shënues: Hidersha 18′

Oriku- Elbasani 2-0

Shënues: Azizaj 28′, Dhrami 60′ (11-m)

Egnatia-Bylis 1-0

Shënues: Dimo 39′

*Murataj ka gabuar nga pika e bardhë e penalltisë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *