Janë luajtur sot ndeshjet e javës së 18-të në Kategorinë e Dytë shqiptare. Tashmë sytë janë te gara për ngjitje në Kategorinë e Parë dhe te vendet e dyta që shkojnë në play-off.
Në grupin A Vora kishte fituar që dje ndaj Spartakut, ndërsa Veleçiku është i qetë në vendin e dytë, pasi fitoi edhe sot në Luz të Vogël.
Pa shpresa Klosi i vendit të tretë, edhe pse vijon të fitojë.
Ndërkaq, gara është shumë më interesante në grupin B, ku Elbasani ka mundur lehtësisht Këlcyrën 3-0, por Oriku mbetet 2 pikë larg, sepse ka fituar edhe sot 1-0 në Ersekë. Albpetroli po ashtu nuk lëshon, sepse ka fituar 3-0 në Maliq dhe është 5 pikë larg kreut.