Flamurtari mund Goga Basket dhe “çimenton” kreun

Mikeshat ankohen për gjykimin, ndërsa Driza deklaron: Rezultati do të ishte ndryshe. Kundërpërgjigja e Toskës: Më shumë faulla Goga, sesa ne

Elton Nika

Flamurtari – Goga Basket 59-57

(18-17, 8-14, 22-13, 11-13)

Flamurtari: Myrto, Aliaj, Joziç, Kostallari, Plasa, Palko, Mijatoviç, Nikpajleviç, Çorto, Lloi, Hasanaj, Rrapaj Trajner: V.Toska

Goga Basket: Lalaj, Omerbashiç, Memushi, Uilliams, Papa, Dishnica, Mekkiroi, Mehmeti, Frison Trajner: M.Driza

Gjyqtarë: E.Koçi, E.Gjoni (Tiranë)

Emocione dhe rivalitet mes Flamurtarit dhe Goga Basket në ndeshjen që është luajtur dje në Pallatin e Sportit në Vlorë. Në fund, në favor të vlonjateve, ka vendosur Mijatoviç. Ka qenë një përballje mes skuadrash rivale, një ndeshje e vendosur vetëm në sekondat e fundi me Flamurtarin që tashmë “çimenton” vendin e parë në renditje. Pas fitores së një jave më parë me Tiranën, Flamurtari triumfoi dhe me Goga Basket. Ndeshja ka qenë shumë e bukur. Goga Basket është e para që merr avantazhin, ndërsa ka kryesuar 5-0. Më pas Flamurtari kërkon të baraspeshojë gjithçka dhe ia arrin qëllimit. Ka arritur të jetë një pikë diferencë në avantazh, të cilën e ka ruajtur deri në fund të periodës së parë, që e ka fituar 18-17. Në periodën e dytë, Goga Basket kërkon të tregojë vlerat e veta dhe ia arrin të jetë në avantazh duke përmbysur rezultatin dhe kryesuar gjatë 10 minutave të dyta. Mekkiroi është një nga më të mirat për skuadrën durrsake, ndërsa Mijatoviç e Nikpajleviç nga ana tjetër kundërpërgjigjen. Gjithsesi perioda e dytë i takon Gogës, e cila pjesën e parë e mbyll në avantazh 31-26. Me rifillimin e lojës, Goga Basket shkëputet deri në gjashtë pikë diferencë. Por gjithçka kthehet në favor të Flamurtarit, që bën një lojë shumë të mirë dhe skuadra e Viron Toskës është në avantazh deri në 6 pikë. Në fund Goga Basket ngushton dhe në fund të periodës së tretë Flamurtari është në kryesim 48-44. Edhe 10 minutat e fundit nisin më mirë për Flamurtarin, që thellon deri në 10 pikë diferencë 56-46. Por në këto momente Goga Basket kundërpergjigjet duke barazuar gjithçka. Një minutë nga fundi shifrat janë të barabarta 56-56. Goga Basket realizon një gjuajtje të lirë, ndërsa nga fundi i lojës kishin mbetur dhjetë sekonda. Mijatoviç vulos fitoren e Flamurtarit 59-57, ndërsa kështu vlonjatet i gëzohen fitores, ndërsa me vendin e parë kanë shanse më të mira për në Play-off.  

Pas ndeshjes

V.Toska (Trajneri i Flamurtari) – “E kam përgëzuar Goga Basket për lojën e zhvilluar. Mendoj se e kemi merituar fitoren, ndërsa kemi forcuar kryesimin duke pasur shanse më të mira në Play-off për titull kampion. Do të kemi mundësinë të luajmë më shumë ndeshje në fushën tonë. Kemi edhe një ndeshje me Tiranën, por ajo nuk ka rëndësi për vendin e parë. Ankesa nga gjykimi? Nëse do të ketë jemi ne ata të cilët duhet ta bëjmë dicka të tillë. Janë dhënë në periodë e fundit 6 personale kundër nesh dhe vetëm një ndaj Gogës”.  

M.Driza (Trajneri i Goga Basket) – “Ne kemi kohë që kemi hequr dorë nga lufta për titullin, por gjithsesi do ta respektojmë garën deri në fund. Kemi zhvilluar një ndeshje shumë të mirë dhe nëse nuk do të ndikonte gjykimi, rezultati do të ishte krejtësisht ndryshe”.  

Skënderbeu trondit Vllazninë, e mund në Shkodër…

Vllaznia – Skënderbeu 64-70

(16-21, 10-18, 21-23, 17-8)

Vllaznia: Mustafa, A. Dashja, Basha, Lugaj, Kraja, Verri, Sinani Trajner R. Rasha

Skënderbeu: Pëllumbi, Haris, Toska, Llazar, Jahollari, Hysenllari, Xhika, M. Loci, R. Loci, Doja. Trajner: B. Topi

Gjyqtarë: G.Cici, E.Allaraj (Tiranë)

Vllaznia e Skënderbeu në basketboll për femra kanë pasur një ndeshje me rivalitet, ndërsa të dyja skuadrat kanë pasur dëshirë për të fituar. Ndeshja ka nisur për Skënderbeun, që ka fituar periodën e parë 16-21. Madje me të njëjtin ritëm është dhe në periodën e dytë, 10-18 për Skënderbeun dhe në pushim 26-39 për korçaret. Pas pushimit Vllaznia mundohet të reagojë. Por Skënderbeu fiton 21-23 dhe thellon në 47-62. Vllaznia fiton periodën e katërt 17-8 dhe ngushton në 64-70, ndërsa Rasha ka akuzuar për këtë gjendje largimet e shumta nga ekipi.

Gaspër Marku

Tirana ngjitet në vendin e dytë pas fitores me Studentin

Tirana – Studenti 64-41

(11-9, 18-12, 22-11, 23-9)

Tirana ka fiksuar vendin e dytë në renditje, ndërsa të premten ka fituar me Studentin me një diferencë prej 25 pikësh ndaj Studentit. Pas një periode të parë të ekuilibruar, që Tirana e ka fituar 11-9. 18-12 perioda e dytë dhe në pushim 29-21 për Tiranën. Shpërthimi ka ardhur në periodën e tretë dhe të katërt, që Tirana duke i fituar 22-11 dhe 23-9 dhe në përfundim 64-41 për Tiranën.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online