“Katari ishte i mefshtë“, Zhupa vlerëson Kombëtaren e Brazilit: Nxjerrin futbollistë nga plazhi dhe kalçetot

Emocionet e Kupës së Botës kanë filluar. Në studion e emisionit “Botërori Katar 2022“ është diskutuar për favoritët që pritet t’i shkojnë deri në fund këtij rrugëtimi. Eduard Zhupa vlerëson Kombëtaren e Brazilit, që historikisht ka nxjerrë talente që vinin nga rruga për të pushtuar arenat më të mëdha të botës. Sa i përket ndeshjes hapëse mes Katarit dhe Ekuadorit, Zhupa e sheh ekipin organizator të Kupës së Botës larg nivelit që ky kompeticion kërkon.

“Janë 40 milionë banorë që luajnë futboll në Brazil. Shumë futbollistë kanë dalë nga kalçetetot dhe nga plazhi. Sambën në lojë e kanë të lindur. Trajneri i përmirëson, por çdo gjë është individuale. Katari ishte një skuadër e mefshtë. Luante me pasin e gjatë. Nuk ishte ai futbolli i shpejtë që luhet në një Kampionat Botëror. “, ka thëën Eduart Zhupa./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *