“Do ishte mirë të ishte edhe Shqipëria në Botëror”, Zylbehari tregon takimin me De Biazin: Iu kujtua humbja me Serbinë

“Për shqiptarët do ishte mirë që të ishte Kombëtarja shqiptare atje, do ishte tjetër dimension. Për sa i përket ne që jemi pjesë e përfaqësueses së Maqedonisë, natyrisht është eventi i parë pas atij kampionati historik ku morëm pjesë dhe të vjen ajo ndjenja interesante. Kur mendoj që ne kemi mundur Italinë në gjysmëfinale për kualifikimin në Kupën e Botës dhe jemi mundur nga Portugalia, tani e kuptojmë atë vlerën e asaj disfate ku për 90 minuta sot do paraqitesha nga Katari. Është e pazakontë për të gjithë njerëzit, por duke marrë mesazhin që jepet, gjërat që dolën nga dita e parë në ceremoninë hapëse, mua më pëlqeu shumë.

Mesi dhe Ronaldo? Është një pjesë që mua më ka lënë një shije të hidhur. Kam patur rastin t’i takoj të dy personalisht. Ka një ego të tmerrshme që s’më pëlqen te Ronaldo. Fjalët e mia faktikisht i konfirmoi ajo intervista e disa ditëve më parë. Fillimisht mënyra se si iku nga stadiumi. Nuk mund ta kuptojë njeriu që është nga më të mirët e historisë së futbollit dhe shkon kundër natyrës. Është 38 vjeç. Duke kërkuar vëmendje edhe në këtë moment vetëm po humb atë simpatinë. Përndryshe nuk kemi çfarë të themi, është ndër më të mëdhenjtë të historisë.

Humbja në miqësore nga De Biazi? Ne jemi tifozë të Kombëtares shqiptare. Unë shumë herë kam ardhur edhe aty. Sot faktikisht patëm ca batuta. Në momentin që po fliste italiasht, duhej të përkthehej në gjuhë turke, pastaj në azere, diçka shumë e vështirë për t’u bërë. Unë, duke qenë se jam folës i gjuhës spanjolle, po e kuptoja në gjuhën italiane. M’u kthye: ‘Ore ti flet italisht‘? ‘Jo’, i thashë: ‘Unë flas spanjisht’. Edhe filluam të flisnim. Nuk më njohu. Bëmë batuta bashkë dhe iu kujtua një moment pas asaj humbjeje me Serbinë në Elbasan“, ka thënë Faton Zylbehari./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online