Samuel Nikaj ka vendosur për listën përfundimtare të Kastriotit në pjesën e dytë të sezonit dhe para fazës përgatitore ka disa ndryshime.
Së pari, klubi krutan ka zyrtarizuar marrëveshjen me mesfushorin Viorel Ferfelea, i cili ishte prej ditësh në bisedime me Kastriotin dhe kërkon të rikthehet në nivele të larta, sepse ka një eksperiencë të madhe në futbollin rumun. Edhe sulmuesit Vilfor Hysa e Florin Kostea janë në bisedime me klubin, ndërsa Endri Lala është gjithashtu në provë.
Nga ana tjetër, janë larguar shumë lojtarë , duke nisur nga Ergi Borshi e Denis Myrta. Gjithashtu, janë larguar edhe portieri Erkan Spahja, mbrojtësi Alvi Gjonaj, mesfushori Endri Muçmata dhe sulmuesit Alban Tema e Kevin Pinari.