Kastrioti, një mbrojtës grek në provë

Skuadra e Kastriotit prej pak ditësh ka nisur punën për edicionin e ri, ku synojnë që minimalisht të mos rrezikojnë rënien. Dje, krutanët kanë zhvilluar testin e parë miqësor me Laçin, ku barazuan pa gola, në një ndeshje që duhet thënë ishte mjaft e vakët sa i përket rasteve. Gjithsesi tekniku Plori dhe Prenga kishin mundësinë për të parë lojtarët që kishin në dispozicion.

Në radhët e Kastriotit është aktivizuar dhe një lojtarët i ri. bëhet fjalë për mbajtësin Theodoros Papoutsogianopoulos, i cili luan si mbrojtësi i djathtë, por mund të përhstatet në çdo pozicion të prapapavijës. Në vitin e fundit 23-vjeçar ika qenë pjesë e Slavia Sofias, megjithatë nuk ka pasur shumë hapësira dhe tani i duhet që të bindë teknikun Ploti për aftësitë e tij. Po ashtu në të shkuarën, Theodoros është aktivizuar edhe në elitën greke, si dhe me moshat e Greqisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *