Besa u turpërua dje nga Egnatia, por nuk është se Kastrioti ka përfituar shumë. Sot kryesuesit e grupit A në Kategorinë e Parë kanë barazuar 0-0 në Pezë-Helmës ndaj Dinamos, në një sfidë që rezultoi shumë e ekuilibruar.
Pritej që të dominonte Kastrioti, me shumë lojtarë cilësorë në përbërje, por Dinamo luajti shumë mirë dhe humbi edhe disa raste të pastra, me portierin Klajdi Kuka vendimtar në disa momente.
Gjithsesi, Kastrioti ruan kreun dhe shkon 2 pikë mbi Besën, por tashmë është afruar edhe Besëlidhja, pa harruar surprizën e javës, Egnatian.
Fundjavën e ardhshme, Kastrioti-Besëlidhja.