Kastrioti gati, “tris” Ilirisë në derbi

Kastrioti ka fituar miqësoren kundër Ilirisë në derbi. Krutanët triumfuan me rezultatin 3-1 kundër fushë-krujasve dhe të tre golat i shënuan që në pjesën e parë. Trajneri Plori i aktivizoi të gjithë lojtarët dhe tashmë ka një ide të qartë se si do të luajë kundër Luftëtarit.

Rrahim ishte ai që hapi takimin, kurse Çela i dyfishoi shifrat. Në listën e shënuesve e shkroi emrin edhe Patrik Bardhi, ndërsa për Ilirinë Turkaj shënoi golin e vetëm në pjesën e dytë. Fitore e Kastriotit, që tanimë është gati për nisjen e kampionatit.

KASTRIOTI 3-1 ILIRIA
Shënues:
Rrahim 15′, Çela 30′, Bardhi 32′ / Turkaj’ 55

KASTRIOTI: Kuka, Hussein, Lila, Çela, Stijepoviç, Shehu, Rrahim, Bardhi, Çutra, Mziu, Marku. Trajner: Elvis Plori. U aktivizuan: Domgjoni, Atsina, Ymeraj, Puja, Hoxha, Vatnikaj, Caca, Shehu, Lilaj, Vogli, Neziri.

ILIRIA: Baku, Sala, Selmani, Papleka, Gjokeja, Turkaj, Zuna, Kurti, Xhaferri, Doçi, Bardhi.Trajner: Fatmir Sala. U aktivizuan: Janot, Demiraj, Cani, Balluku, Masha, Kulli

Arbitra: E.Burgu, O.Loci, B.Burgu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *