Ditën e sotme do të luhen dy ndeshjet e mbetura të javës së 31-të të “Abissnet Superiore”-s. Kastrioti do të zbresë në fushë në orën 16:45, kur do të kërkojë me të gjitha mënyrat të dalë me 3 pikë nga stadiumi. Përballë do të qendrojë Egnatia dhe një fitore ndaj saj “i çertifikon” qendrimin në elitë edhe për një tjetër sezon, duke qenë se janë kundërshtarë të drejtpërdrejtë me njëri-tjetrin.
Por 3 pikët ndaj Egnatias marrin një vlerë akoma edhe më të madhe për krutanët. Kastrioti është gati t’i hapë lu.ftë Partizanit dhe Kukësit, teksa triumfi ndaj ekipit rrogozhinas i dërgon vetëm tre pikë larg vendit të tretë, i cili në fund të sezonit të siguron një biletë për në Kupat e Europës.
Ndërkohë në Shkodër Vllaznia pret Skënderbeun. Juglindorët janë me njërën këmbë në kategorinë e parë dhe duket se ka mbetur vetëm matematika për të zyrtarizuar rënien një ligë më poshtë. Falë formës negative që bardhekuqtë po kalojnë këtë sezon, Elvis Plori po projekton fitoren e tij të parë në krye të stolit shkodran./Sport Ekspres/
16: 45 Kastrioti – Egnatia
16:45 Vllaznia – Skënderbeu