“Kastrioti e kapi Tiranën sa herë deshi në kundërsulm”, Behari mendon ndryshe nga të tjerët: Nuk e nënvlerësuan…

Trajneri i Kombëtares U-18, Ardi Behari, ishte i ftuar në emisionin “Ora Sport” që transmetohet në “Ora News”. Teksa është folur për humbjen e Tiranës ndaj Kastriotit, Behari mendon ndryshe nga të tjerët dhe thekson se bardheblutë nuk e nënvlerësuan kundërshtarin.

“Ishte një nga javët më të bukura deri më tani. Kastrioti-Tirana, ishte e paralajmëruar që do të ishte një ndeshje e tillë. Trajneri Orges Shehi e kishte thënë që përpara ndeshjes, që priste një sfidë delikate.  Kastrioti bëri një ndeshje mjaft të mirë, jo vetëm Greca, i cili është një lojtar tepër i shpejt, por e gjitha skuadra me mënyrën sesi e aplikoi lojën.

Me zbritje në sulm, me stacione…e kapën Tiranën në kundërsulm sa herë që deshën… insistoi që Tirana nuk e nënvlerësoi këtë ndeshje, por ishte tepër e vështirë. Nuk është ajo skuadër, që prodhon lojë. Edhe kur ka fituar me goleada, Tirana i ka mposhtur kundërshtarët me kundërsulm”, tha Behari. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *