“Kastrati në bisedime në Itali dhe në Ligue 1”, menaxheri zbulon: 17-vjeçari shqiptar shkon te Sampdoria

Serxho Mezi ishte i ftuar në emisionin “Ora Sport” në “Ora News”, ku zbuloi se portieri Elhan Kastrati është në bisedime me dy klube. Pas paraqitjeve mjaft të mira me Çitadelën në Serie B, gardiani shqiptar ka interes nga klube në Itali si dhe nga një ekip i elitës franceze. Gjithashtu menaxheri shqiptar bën me dije se lojtari i tij, Enis Tozaj tashmë do të jetë pjesë e skuadrës së parë të Sampdorias.

“Mund të jap një lajm ekskluziv për emisionin tuaj, pas paraqitjeve shumë të mira të Elhan Kastratit është në negocime me shumë ekipe në Itali, plus edhe me një ekip në Ligue 1 në Francë. Janë dy ekipe që kanë shfaqur interes. Jemi në negocim e sipër me to. Tani për momentin jam i fokusuar në Europë, në Itali. Kemi edhe dy lëvizje që vijnë nga Samdoria. Kemi Enis Tozajn, që ngrihet dhe shkon te ekipi i parë i Samdorias”, ka zbuluar Serxho Mezi./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online