“Personi më i mirë që kam takuar në karrierën time? Presidenti i Sampdorias, Garrone. Ishte një njeri i mirë, që nuk gjendet lehtë në futboll dhe më donte si djalin e vet. Gabimi më i madh i jetës sime ishte që nuk tregova respekt ndaj tij në një moment, por më pas u sqaruam”. Kështu flet Antonio Kasano, një ndër rebelët e futbollit, në një intervistë për Sky Sport 1.
Një gjeni, por edhe një “rrugaç”, që e dogji vetë mundësinë për t’u bërë ndër më të mëdhenjtë e Italisë.
“Personi më i keq? Kam takuar shumë, por do thosha Stramaçoni – vazhdon ish-kampioni i Barit, Milanit, Interit, Romës e Real Madridit – Nuk ishte një person i ndershëm. Të thoshte disa gjëra në fytyrë dhe shumë të tjera pas shpine. Rrallë kam mbërritur deri te sherri duke përdorur duart me ndonjë person, por ai e meritonte, ishte një person që nuk më pëlqente dhe ende nuk më pëlqen”.