Shkëmbi: Jam i Skënderbeut, kthehem kur të jem gati

Kampioni i vjetër dhe trajneri i ri Bledi Shkëmbi ka qenë i ftuar në “Procesi Sportiv” në Top Channel, ku ndër të tjera ka folur për karrierën e tij të re dhe të ardhmen.

“Eksperienca në Kosovë? Ishte e duhura, ashtu si e mendoja. Arritëm objektivin që vendosëm në fillim. Liria është një emër i madh në futbollin kosovar, por vitet e fundit ka pasur probleme. Për fat këtë vit e arritëm shpejt mbijetesën, mund të ishim edhe më pranë kreut, por gabuam në disa momente. Në përgjithësi jam i kënaqur me sezonin që patëm.

E ardhmja? Është herët për të folur. Kur ika, u habitën shumë njerëz që zgjodha Kosovën për të bërë trajnerin. Do të vazhdoj në këtë rrugë, nuk e di ku.

Takaj thotë që jam ende i Skënderbeut? Më vjen mirë, është e vërtetë që jam ende shumë i lidhur me Skënderbeun dhe ndihem ende pjesë e atij klubi. Kur të jem gati, do të kthehem te Skënderbeu”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online