KAS-i i rrëzon përfundimisht pistën Partizani, Gledi Mici është gati të vishet bardheblu

Gledi Mici duket se e ka marrë vendimin e tij për të ardhmen. Mbrojtësi është një lojtar i ri pas mos rinovimit me Shkëndijën dhe dukej se sezoni i ri do e gjente në kryeqytetin shqiptar. Partizani ishte pista kryesore për ish-futbollistin e Skënderbeut, por ai vendim i KAS-it e rrëzon përtokë këtë mundësi, teksa të kuqtë kanë të bllokuar merkaton.

Në këto kushte, Mici ka vendosur t’i japë fund pritjes dhe është gati të vishet bardheblu. Pas goditjes së madhe me nënshkrimin e Sabien Lilajt, tashmë Prishtina gjen gjuhën e përbashkët edhe me mbrojtësin shqiptar. “Gazeta Olle“ raporton se sot janë kopsitur edhe detajet e fundit të marrëveshjes dhe së shpejti pritet zyrtarizimi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *