Rei Manaj po prek një sukses të madh këtë verë. Sulmuesi shqiptar debutoi me fanellën e ekipit të parë të Barcelonës, ku shënoi menjëherë 3 gola. Statistikat e tij do të përmirësoheshin edhe më shumë pas miqësores së djeshme, teksa përsëri ia del të tundë rrjetën për skuadrën blaugrana.
Menjëherë kanë vërshuar ofertat në tryezën e Barcelonës. Kadiz, Famaliçao dhe Sasuolo janë skuadrat që janë të gatshme të paguajnë për të marrë shërbimet e Manajt. “Mundo Deportivo” zbulon edhe shifrat që ofrohen për të kryer këtë transferim, të cilat variojnë nga 3-5 milionë euro.
Katër golat e shënuar me fanellën e ekipit të parë të katalanasve vlejnë shumë në treg, pasi kartoni i futollistit të Kombëtares njeh vetëm rritje. Manaj erdhi në Barcelonë për vetëm 700 mijë euro, ndërsa tani vlerësohet të paktën 4 fish më shumë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/