Kartoni i kuq hapi polemika, Murinjo i mbyll gojën “djajve”: Vetëm Junajtid të mos qahet për VAR-in, e mbyllnin me 8 lojtarë

Mançester Junatid ëshët turpëruar në “Old Treford” nga ekipi i Totenhemit, që ka dalë triumfues me rezultatin 1-6. Por polemikat nuk kanë munguar as në këtë takim, teksa “djajtë e kuq” mbeten me 10 lojtarë në minutën e 30, kur shifrat ishin 1-2. Një përplasje fizike mes Martial dhe Lamelës, e nisur nga ku i fundit, nxjerr nga loja me të kuq vetëm sulmuesin francez.

Megjithëse të dëmtuar nga vendimi i arbitrit pas këtij vendimi, Murinjo shprehet në intervistën pas ndeshjes se nëse ka ekip që duhet të ankohet për VAR-in është pikërish Totenhemi, ndërsa me siguri të plotë thotë se vetëm Junatid nuk mund të qahet nga arbitrat dhe sistemi VAR. Më tej e mbështet argumentin e tij duke shtuar gjithashtu se “djajtë e kuq“ mund ta përfundonin përballjen edhe me 8 lojtarë.

“Nëse dikush duhet të qajë për vendimet e VAR-it, jo vetëm këtë sezon por edhe në të shkuarin, është Totenhemi. E nëse ka dikë që nuk mund të qahet për vendimet e VAR-it është Mançester Junajtid, kjo është e sigurt.

Ata mund ta kishin përfunduar ndeshjen me 8 lojtarë, sepse disa aksione të tjera mund të shkonin në atë mënyrë (ndëshkimin me të kuq). Por jam dakort me Antoni Tejlorin që nuk i ndëshkoi, sepse do të kishte qenë katastrofike për ta, Luk Shau për shembull. Kishim besim dhe ishim duke fituar, normalisht që kartoni e bëri më të lehtë, por ndeshjen e kishim në xhep”, ka thënë Murinjo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *