Kartoni blu pritet që të jetë një risi në botën e futbollit. FIFA ka reaguar duke kërkuar kohë, pasi fillimisht kartoni blu do të testohet në nivelet më të ulëta të futbollit dhe nëse gjithçka shkon mirë, do të aplikohet edhe në nivelet elitare.
Por për çfarë do të shërbejë kartoni blu? Nëse futbollistët do të protestojnë agresivisht ndaj kryesorit të takimit, ata do të duhet që të largohen nga fusha për 10 minuta nëse ndëshkohen me kartonin blu.
Gjithashtu ky karton do të shërbejë edhe për futbollistët që bëjnë ndërhyrje të gabuar ku nuk kanë asnjë interes të vetëm për topin, por shkojnë direkt në këmbët e kundërshtarit. E për këtë arsye, Mesut Ozili është tallur me ekipin që përdor më shumë këtë filozofi loje, për të goditur agresivisht kundërshtarin, Atletico Madrid. “Pra Atletico Madrid do të luajë me 6 lojtarë?”, ka shkruar Ozil në Tëitter. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/