“Është ndryshe nga sulmuesit e tjerë që kemi”! Ndjeu shqetësime në debutim, trajneri i Fulham tregon nëse Armando Broja është gati për fundjavën

Armando Broja debutoi me Fulham në transfertën me Burnley. Për shkak të një ndërhyrje të ashpër nga kundërshtari, sulmuesi shqiptar ndjeu disa shqetësime dhe la pikëpyetje për prezencën e tij në ndeshjen e fundjavës kundër Bournemouth.

Megjithatë trajneri i Fulham, Marco Silva, është shprehur se Broja do të jetë gati për këtë takim. “Broja është gati, si të gjithë lojtarët e tjerë. Ai mund të shtojë gjëra të mira për ekipin tonë, është një profil ndryshe nga sulmuesit që ne kemi.

Është i lëvizshëm, ka ritëm, aftësi për të na tërhequr përpara, mund të shkaktojë shumë probleme. Po përshtatet me idenë tonë dhe është në një vend të lumtur. Le të shpresojmë se mund të marrim më të mirën prej tij”, tha Silva. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online