“Karton të kuq kush nuk mban distancë”/ Arbitri del në rrugë dhe ndëshkon qytetarët, disa kundështojnë vendimin

Nga Klaudio Ndreca

Një video epike na vjen nga Tunizia sa i përket mbrojtjes nga përhapja e virusit Covid-19.  Abdelhak  është një 19 vjeçar që ka zgjedhur një tjetër metodë për të ndërgjegjësuar fqinjët e tij. Me uniformën e një arbitri futbolli dhe kartonat e verdhë e të kuq në xhep, ai ka dalë në rrugët e Nabeul për të këshilluar respektimin e distancave fizike.

Abdelhak nuk ka kursyer “ndëshkimin” e njerëzve me karton të kuq, të cilët ishin pa masat mbrojtëse dhe pa distancën e parashikuar nga autoritetet vendase. Kartoni i verdhë ka qenë një formë këshillimi për shumicën e njerëzve të cilët nuk respektonin rregullat në rrugë, dyqane dhe ambjente publike. Por ashtu siç ndodh edhe në futboll, ka pasur nga ata qytetarë që e kanë kundërshtuar vendimin e tij. Gjesti i 19 vjeçarit është pritur mjaft mirë nga njerzit, të cilët kanë vlersuar mënyrën e tij ndryshe të të këshilluarit, madje duke shkaktuar dhe të qeshurat./Sport Ekspres/

https://www.facebook.com/DailyMailSport/videos/2959865450772834/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *