Hakan Çalhanoglu ka ngritur në qiellin e Rijadit Superkupën e Italisë. Lumturia është dyfish më e madhe nga fakti se në finale mposhti ish-ekipin e tij, Milanin. Transferimi nga kuqezinjtë të Interi u shoqërua me mjaft debate nga pas, duke e kthyer në shënjestër të tifozëve dhe të skuadrës së Milanit.
Në prononcimin e dhënë pas përfundimit të ndeshjes, Çalhanoglu nuk ngurron të thumbojë “djallin“, të cilit i kujton se karma kthehet si bumeran në këtë jetë. “Ishte e vështirë të shihje disa gjëra. Por karma kthehet. Sot i dërguam në shtëpi shpejt. I hëngrëm”, ka thënë Hakan Çalhanoglu./Halit Delibashi-Sport Ekspres/