Southampton ka zhvilluar një ndeshje spektakolare ndaj Totenhem duke fituar në shifrat 2-3. Goli i parë erdhi nga vendasit, ndërsa Armando Broja barazoi në të 23. Shumë raste të shpërdoruara nga Southampton dhe vetë sulmuesi shqiptar ishte shumë afër dopietës. Megjithatë Heung Min Son shënoi të dytin në të 70. Para se të shënohej goli, shihej faulli i dukshëm ndaj Armando Brojës me ndërhyrjen “Kung-Fu”. Sulmuesi shqiptar qëndroi i shtrirë për disa minuta dhe nuk po e merrte veten.
Te Southampton kërkuan me të drejtë rishikimin e rastit dhe po protestonin për anulimin e golit. Por Antonio Conte doli nga vetja dhe nisi t’i tregonte stafit të Southampton që duhej të heshtnin. Për çudi, goli u quajt! Më pas Southampton përmbysi rezultatin në 2-3 dhe njeriu që po i bënte shenjë kundërshtarëve mes ironisë për të heshtur, duhej të heshte vetë. I pafuqishëm dhe i mërzitur, Conte nuk kishte më fuqi reagimi. /Sport Ekspres/