Karioka kthehet në Brazil, por kokën e ka mbrapa  

Një ndër titullarët e Kukësit sezonin e kaluar ishte Zhan Karioka. Braziliani mbaroi kontratën me kampionët e Shqipërisë dhe pas diskutimeve me presidentin Safet Gjici nuk gjeti gjuhën e përbashkët me numrin një të klubit. Palët dëshironin të vazhdonin rrugëtimin e tyre, por nuk u arrit akordi financiar. Karioka kërkoi rritje rroge, e cila nuk u pranua nga presidenti Gjici. Kjo bëri që palët të mbyllnin bashkëpunimin mes tyre.

LARGIMI – “Sport Ekspres” mëson se futbollisti është larguar nga Shqipëria dhe ka fluturuar drejt vendlindjes së tij, Brazilit. Mesfushori me shumë mundësi nuk do të shkëputet përfundimisht nga Shqipëria, pasi koka e tij ka mbetur mbrapa edhe pse është larguar. Karioka është përfolur për një kalim të mundshëm te skuadra e Skënderbeut në rast të një shitjeje të Latifit pas aventurës evropiane. Braziliani e njeh mjaft mirë Superligën shqiptare dhe ka përvojën e duhur duke qenë se u shpall edhe kampion me ekipin e Kukësit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *