Karioka e Nasar s’janë gati për titullarë

 

Braziliani Karioka dhe mesfushori Nasar, edhe pse u aktivizuan në ndeshjen e parë, ende nuk janë gati për ta nisur ndeshjen si titullarë. Me shumë gjasa, do të jenë përsëri në stol. Për sa i përket lëvizjeve, trajneri Gjoka duhet të bëjë shumë kujdes në mbrojtje, ku nuk do të ketë ndryshime nga takimi i parë. E vetmja lëvizje mund të jetë në repartin e avancuar. ku Pejiç mund të mos jetë i vetën në majë të sulmit, pasi në ndeshjen e parë u pa që kroati e ndjente mungesën e një partneri. Sot pritet që trajneri i Kukësit të kristalizojë formacionin që do të hedhë në fushë për të kërkuar kualifikimin.

Në krahun tjetër Sherifi pritet që ta ketë grupin e plotë, pasi dhe në ndeshjen e fundjavës u tregua i rezervuar duke mos hedhur në fushë mbrojtësin Kristiano, mesfushorin De Nojer dhe sulmuesin Mugosha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *