Karim Benzema mori një emër poshtërues në Arabinë Saudite, e quajnë ‘Ben-Hazima’

Karim Benzema mbërriti në Arabinë Saudite si lojtari më i mirë në botë, por francezi nuk shpërtheu si disa yje të tjerë, ndaj pas vetëm disa muajsh u bë objekt talljeje dhe iu dha emri nënçmues “Ben-Hazim”.

Benzema ka shënuar 12 gola në 20 ndeshje në të gjitha garat. Megjithatë, kjo nuk i kënaq drejtuesit e Al-Ittihad, tifozët e kësaj skuadre, kështu që kritikat janë të mëdha.

Individët kanë shkuar shumë larg. Krahas kritikave, francezi mori edhe një pseudonim, që është një poshtërim definitiv për një lojtar të kësaj klase. Ata e quajnë ‘Ben-Hazim’, domethënë Biri i Humbjes. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *