Një ndërhyrje e paqëllimshme, për të thënë të vërtetën, por shumë e rrezikshme dhe që duhet evituar absolutisht në futboll. Sulmuesi i Liverpulit Sadio Mané është pezulluar për 3 ndeshjet e ardhshme, pas ndërhyrjes së tmerrshme ndaj portierit brazilian të Mançester Sitit, Ederson, javën e shkuar. Liverpuli do të apelojë vendimin, ndërsa senegalezi kishte kërkuar menjëherë falje për përplasjen “aksidentale”, siç e cilësoi vetë Mané.
Pamjet tregojnë se Ederson ia ka hedhur paq, por ka pësuar të çara të mëdha në fytyrë dhe do të duhet të mbajë një maskë mbrojtëse për pak kohë.
Ederson nuk eshte portugez por brazilian, eshte portieri i dyte i kombetares braziliane.
E drejte, po mendonim per Benfiken kur e shkruajtem Portugez, pasi ka luajtur gjithe karrieren ne Portugali…