“Nuk e kemi vendin në Kategorinë e Parë!”

Ka fituar trofe si kapiten në ditën e ditëlindjes. Erando Karabeci, për RTSH, u shpreh: “Ikin vitet dhe ky trofe është gëzim i madh për mua. Përveç pjesës që kisha ditëlindjen, më gëzon fakti që ekipi më ngrohu. Vërtetuam që nuk e kemi vendin aty ku jemi, por në elitë, në Superiore, bashkë me ekipet e tjera. Objektivi është ngjitja në Superiore. Sa i përket Superkupës, shpërdoruam, edhe pse krijuam shumë raste.

Por, blerjet e reja do të ambientohen dhe do të gjejnë rrugën e rrjetës”. Sakaq, sekretet mbi Ze Marian: “Na kërkon të luajmë gjithmonë me topin dhe kundërshtari të vrapojë pas nesh, ky është koncept brazilian. Edhe ndaj Kukësit i zbatuam detyrat, duke u përpjekur të dalim rrjedhshëm përpara”. Sakaq, mbi senatorët që qëndruan: “E dinim se çfarë kërkon kjo fanellë dhe të gjithë ne senatorët që qëndruam e bëmë sepse e duam këtë skuadër”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *