Teuta ka arritur që të kalojë më tej në Kupë, por mes vështirësive ndaj Luzit. Momenti jo i mirë në kampionat është pasqyruar edhe në këtë kompeticion. Pavarësisht se ishin favoritë kryesor në letër, për durrsakët nuk ishte një përballje e lehtë.
Ndeshja e parë u mbyll në barazimin pa gola, ashtu si edhe pjesa e parë e zhvilluar në Niko Dovana. Karabeci shënoi në të 55, ndërsa Hebaj i dha qetësinë skuadrës së Shkëmbit në të 89. Nga ana tjetër Bylisi e ka kthyer Pogradecin në “thes boksi” duke shënuar 7 gola. Tripleta e Ferreira, dopieta e Sousa, së bashku me golat e Atshimene dhe Hodo vendosën historinë e takimit. /Sport Ekspres/