VIDEO/ Chelsea tregon pamjet që nuk ishin në transmetim, nga këpucët e Armando Brojës me flamurin e Shqipërisë te takimi me trajnerin pas golit

Armando Broja la gjurmë në ndeshjen e fundit të Chelsea. Sulmuesi shënoi golin e parë me londinezët teksa u aktivizua nga stoli për të thënë fjalën e tij kundër Wolves. Një gol fantastik i shënuar në fundin e takimit bëri që vëmendja te drejtohej te sulmuesi i Shqipërisë.

Në kanalin e tyre zyrtar, Chelsea ka treguar disa pamje nga një kamera e vendosur në stadium, që nuk u transmetua në televizion. Për ta nisur që nga këpucët e Armando Brojës, atje ku shihet edhe flamuri shqiptar. Gjithashtu edhe takimi me Potter që e ka përgëzuar pas golit të shënuar. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online