Shqipëria ka barazuar me shifrat 1-1 ndaj Çekisë. Kuqezinjtë mbajnë gjallë shpresat për kualifikimin në Europian, falë golit të Nedim Bajramit. Më poshtë gjeni intervistat për “Supersport” të protagonistëve të Kombëtares:
Silvinjo: “Kaq shumë shqiptarë sot këtu, dua të falënderoj tifozët. Ne kemi lojtarë që japin shpirtin dhe zemrën në fushë, kjo është e rëndësishme. Barazimi ishte fryt i 23 lojtarëve që ne kemi, si ata në fushë dhe ata në stol. Bajrami ka cilësi të jashtëzakonshme. Në pjesën e parë ishim shumë të mirë dhe të sigurt te vetja. Kishim përballë çekët që janë të fort fizikisht, me lojtarë të gjatë, disa prej tyre luajnë në Bundesligë. Bajrami ishte i lodhur fizikisht në fund dhe ne na duhej një lojtar me karakteristikat e Gjasulës. Muci do të na ndihmojë shumë në rrugën tonë, kemi edhe katër ndeshje shumë të rëndësishme, është një lojtar i zgjuar. Golat e bukur? Janë cilësitë e lojtarëve, Asani, Asllani, Bajramit, Uzunit, Dakut, CIkalleshit dhe shumë të tjerëve. Cekia ka pësuar vetë një gol në ndeshjet e fundit dhe nuk të lë asnjë rast për rivalin”.
Nedim Bajrami: “Besoj se ky është goli më i bukur që kam shënuar në karrierë. Duhet të japim shpirtin në fushë kundër Polonisë, ashtu si sot. Jam i lumtur, e gjithë skuadra ka luajtur shumë mirë. Unë ndihem mirë në rolin tim. Silvinjo më shtoi vetëbesimin, kam folur shumë me të. Kur festova golin shkova te babai dhe i thashë: “Të dua shumë”.
Etrit Berisha: “Grupi jonë është shumë i mirë, kemi mësuar shumë nga e kaluara. Të gjithë ishin të lodhur në dhomat e zhveshjes, por edhe të kënaqur, të gëzuar. Duhej të bëhej një prezantim si kjo sot. Po luanim kundër një ekipi të fort fizikisht, i kemi bërë ballë. Shkojmë me vetbesim kundër polakëve”.
Berat Gjimshiti: “Ndoshta kjo nuk ishte ndeshja jonë më e bukur, por ishte pikë e mirë dhe jemi të lumtur dhe të lodhur. Mund të ishim më të mirë në metrat e fundit, të krijonim më shumë rrezik. Mund të kishim synuar fitoren. Dje isha me familjen dhe më treguan që sot, para 8 vitesh kam bërë debutimin në Danimarkë, është thuajse e njëjta ndeshje si kjo sot. Shpresoj të jetë rastësi e fatit.
Mirlind Daku qan në konferencë: “Jam pa fjalë, kur u mbyll ndeshja nuk kisha më fjalë për të përshkruar emocionin, bëra krenar familjen time. Është më shumë se një Kupë Bote që po përfaqësojmë këta njerëz që po sakrifikojnë për ne. Pasimi te Muja? Doja ta pasoja te Bajrami, por kisha merak mos ishte offside dhe ia dhashë Mujës”.