Kapiteni i Teutës jep lamtumirën para tifozëve, topi i parë në sezonin e ri të Superiores shkelmohet nga Arapi

Renato Arapi njoftoi se do të varte “këpucët në gozhdë”, duke e mbyllur si kampion karrierën e tij të gjatë. Teuta do të nderojë kapitenin e saj ditën e nesërme, teksa ish-mbrojtësi do të japë përshëndetjen e lamtumirës me tifozët durrsakë. Teuta-Partizani do të ngrejë siparin e Kategorisë Superiore për sezonin e ri dhe në “Elbasan Arena” do të jetë pikërisht Renato Arapi ai që do të shkelmojë topin e parë.

“Teuta-Partizani, Arapi shkelmon topin e parë. Tifozë të zjarrtë të Teutës, ju ftojmë që të mbështesim masivisht klubin tonë të zemrës nesër në ndeshjen e parë për sezonin e ri 2021-2022 ndaj Partizanit në orën 19:45 në “ElbasanArena”. Në prolog të supersfidës ish-kapiteni Renato Arapi do të shkelmojë topin e parë. Futbollisti kaq i dashur për tifozerinë durrsake dhe jo vetëm, vendosi të varë “këpucët në gozhdë” pas aventurës europiane me “Djemtë e Detit”. Arapi do të mbetet gjithmonë në zemrat e tifozëve durrsakë.

Ai fitoi gjithçka me këtë fanellë duke qenë edhe një inspirim për brezin e ri. Renato fitoi me Teutën jo vetëm një Kupë të Shqipërisë, një superkupë dhe titullin kampion, por edhe dashurinë dhe mirënjohjen e popullit durrsak. Në karrierën e tij të gjatë me shumë stacione, Arapi është vlerësuar për paraqitjet e tij në fushë, përkushtimin dhe profesionalizmin që ka treguar”, njofton klubi i Teutës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online