Gëzim Krasniqi ishte i ftuar në mbrëmjen e sotme në “Rubrika Sportive” që transmetohet në “RTSH”. Kapiteni i Erzenit kishte një përgjigje për t’i kthyer edhe Safet Gjicit për deklaratën e dhënë pak ditë më parë ku u shpreh se një lojtar i verilindorëve paguhet sa gjithë Shijaku.
“Kukësi? Dëgjova atë intervistën e presidentit Gjici, që thoshte: sa mer një lojtar i Kukësit nuk mer i gjithë Erzeni. Por unë i them se lojtari më i mirë i Kukësit, me atë që pashë në ndeshjen me Partizanin, nuk luan titullar tek Erzeni”, u shpreh Krasniqi. /Sport Ekspres/