Kapiteni Bushiç, gati ndaj Teutës

0

Tomislav Bushiç pritet të jetë gati për takimin e ditës së shtunë. Sinjale pozitive për gjendjen e sulmuesit kryesor të Flamurtarit, i cili pësoi një dëmtim muskulor gjatë ndeshjes me Lushnjen, ardhur për shkak të lodhjes.

Ndërkohë gjendja e futbollistit po ndiqet me vëmendje, me qëllimin që të mos ketë probleme dhe mësohet se lojtari nuk rrezikon të mungojë ndaj Teutës. një lajm mjaft pozitiv ky, duke parë gjendjen dhe momentin e mirë që po kalon skuadra, por edhe vetë sulmuesi që ka shënuar deri tani 6 gola me Flamurtarin.

Sa i takon përgatitjeve, dje skuadra ka qenë pushim dhe sot do të rinisë përgatitjet me dy seanca, paradite në palestër, pasdite në fushën e blertë. Ndaj durrsakëve rikthehet edhe Bicaj, që e shleu ndaj Lushnjes pezullimin prej kartonëve të verdhë.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.