Kapiteni Berisha: Prurjet e reja sjellin freski në kombëtare!

 

Portieri i Atalantës do të mbajë shiritin, sipas rregullit të vendosur nga Panuçi dhe bën me dije: Nuk ka rëndësi kush luan ose jo, por fokusimi te kjo ndeshje, që nis përgatitjet për Euro 2020

Etrit Berisha, sipas rregullit të vendosur nga trajneri Panuçi, do të mbajë shiritin e kapitenit në krah në sfidën ndaj Turqisë, duke qenë se Ansi Agolli do të mungojë. Me dy ndeshje më shumë se Odise Roshi, portieri i Atalantës rrjedhimisht vjen pas mbrojtësit të krahut të majtë, i lënë në shtëpi për këtë miqësore për të mos u konsumuar. Nga Antalia e Turqisë, gardiani kuqezi ka folur rreth përgatitjeve, kundërshtarit, objektivit Euro 2020, por edhe prurjeve të reja.

Përgatitjet –  “Jam i kënaqur me gjithë punën që kemi bërë. Kishim një javë për të përgatitur këtë ndeshje dhe mbi të gjitha edhe prurjet e reja që po sjellin freski, me siguri që kanë qenë ditë ku kemi punuar shumë. Në të gjitha mënyrat e mundshme. Për ne, Europiani, ose kualifikueset, nisin që nesër (sot) dhe duam ta përfaqësojmë Shqipërinë sa më mirë të jetë e mundur.”

Turqia – “Të them të drejtën që kam parë që kanë disa emra të rinj në kombëtare, por edhe lojtarë të rinj dhe cilësorë. Mendoj se janë edhe ata në një periudhë tranzicioni, por për ne ka rëndësi që të përfaqësohemi sa më mirë. Nuk kam ndonjë dëshirë kush do të luajë dhe kush jo, por të fokusohemi te kjo përballje”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online