Kapiteni i Partizanit, Alban Hoxha, ka dalë krah trajnerit Skënder Gega në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Mariborit, duke folur për sfidën në Europa League.
– Si është Partizani në stërvitje dhe skema?
– Çdo trajner ka mënyrën e tij. Kemi bërë punë shumë të mirë. Kemi punuar shumë fort. Ekipi është i kënaqur me punën. Mendoj se jemi në rrugën e duhur, kemi kohe te mendojmë kupat e Europës dhe do shohim.
– Sa vetëbesim ka Partizani para këtij takimi?
– Ne nuk flasim për kualifikim, ne duam të hyjmë dhe të luajmë futboll dhe të japim maksimumin. E shoh ekipin me optimizëm. Në fund mund të flasim.
– Në pjesëmarrjen e fundit keni qene më i miri. A mendoni se do të jetë fati me ju?
– Ne shpresojmë shumë. Duhet edhe fat. Dëshira është e madhe, të shohim.
– Deri tani janë shitur 500 bileta, keni ndonjë mesazh për tifozët?
– Ka kohe nesër për te blerë bileta. Ato blihen ditën e ndeshjes. Do të kemi shumë tifozë dhe kemi nevojë shumë për ta.
– Mendim për Mariborin?
– Për ekipet shqiptare nuk ka ekipe te lehta në Europë. Shpresonim të na binte ekip më i lehtë. Shpresoj që të bëjmë më të mirën dhe kemi treguar edhe më përpara se kanë qenë edhe ekipe më të forta dhe jemi përballur si të barabartë dhe këtë synojmë edhe nesër.
– Sa e rëndësishme është kjo ndeshje për Partizanin?
– Është shume e rëndësishme dhe duhet ta shfrytëzojmë, si ne dhe bashkëlojtarët dhe gjithë tifozët.
– Si kapiten, a duhet të kesh ne shume përgjegjësi?
– Do mundohem, meqë kam shiritin, t’u jap më shumë zemër djemve dhe ne fushë.