Kapiteni i Shqipërisë, Ansi Agolli, kërkon kujdes të madh për ndeshjen kundër Lihtenshtejnit, në program pas pak ditësh në Elbasan.
Ndonëse duket një ndeshje e lehtë dhe mednja është te Maqedonia, Agolli është mjaft i matur, në një prononcim për Top Channel.
“E rëndësishme është të mos përsërisim gabimet e së shkuarës. Rasti më i afërt ishte ndeshja me Luksemburgun, për të cilën duhet të reflektojmë dhe të bëjmë më të mirën, si në ditën e parë të stërvitjes, ashtu edhe në ndeshje.
“Besoj se të gjithë vijmë këtu për të dhënë më të mirën tonë për skuadrën kombëtare dhe shpresoj ta bëjmë këtë gjë. Duhet t’ia bëjmë punën sa më të lehtë trajnerit të ri, por më e rëndësishmja është të marrim rezultate pozitive në këto dy ndeshje të radhës.
“Konfirmimi kapiten? Është një detyrë me mjaft përgjegjësi dhe do të mundohem ta bëj më mirë këtë detyrë edhe në këto kualifikuese, siç kam bërë edhe në ndeshjet e tjera”, tha Agolli.