Kaosi te Italia, De Rosi refuzoi të futej në fushë

Që Italia e bëri çorbë dhe eliminoi veten në play-off ndaj Suedisë, kjo është e qartë, sepse në 180 minuta nuk tregoi asgjë dhe konfirmoi se është një kombëtare në rrënim e sipër.

Megjithatë, mjafton një skenë për të kuptuar çfarë kaosi ka krijuar edhe trajneri Xhanpiero Ventura, me lojtarët që nuk i bindeshin më. Mesfushori De Rosi, në stol për ndeshjen e kthimit ndaj Suedisë, u urdhërua të futej në lojë, por nga pamjet filmike duket qartë refuzimi i tij: “O, mua më thua të futem? Çfarë do mbrojmë, mos po luajmë për barazim? Fut Insinjen!”.

De Rosi nuk u fut fare!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *