Kaosi në “Emirates”, Arsenali e Këlni nën hetim

UEFA ka hapur procedim disiplinor kundër Këlnit dhe Arsenalit, pas trazirave që ndodhën në Emirates Stadium të enjten, në sfidën e Europa League.

Rreth 20,000 tifozë të Këlnit kishin udhëtuar nga Gjermania drejt Londrës për ndeshjen e parë evropiane pas 25 vitesh, edhe pse vetëm 3,000 prej tyre kishin bileta, sipas rregullores.

Rrëmuja jashtë stadiumit bëri që ndeshja të shtyhej me një orë, ndërsa kaosi vazhdoi edhe brenda në stadium, me tifozët gjermanë që tentuan të kalonin barrierat, për t’u përleshur me tifozët anglezë.

Arsenali ka dalë me një deklaratë ku sqaron se do të hetojë se pse u futën aq shumë tifozë gjermanë në stadium, ndërsa UEFA ka vendosur Këlnin nën akuzë për trazirat e tifozëve, fishekzjarret dhe hedhjen e objekteve në fushë.

Edhe Arsenali është nën akuzë për bllokimin e shkallëve në tribunën e tifozerisë mike.

Arsenal Cologne fans crowd delay Emirates

Many of them are thought to not have tickets

The game has initially been delayed by an hour

Reports suggest potentially 20,000 visiting fans have travelled

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *