Kaosi/ Kosova humbet shumë me Rrahmanin dhe Maqedonia pa tre yje, shtyrje për shkak të Italisë

Pas vendimit për zhvillimin e ndeshjes gjysmë-finale të Ligës së Kombeve mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës pa praninë e tifozëve, tashmë fqinjët lindorë vijnë me një kërkoesë për UEFA-n. Kështu Kombëtarja maqedonase dëshiron shtyrjen e takimit të planifikuar për në 26 mars në një datë tjetër dhe shkak për këtë bëhet Italia. Tre lojtarë të rëndësishëm për Maqedoninë luajnë në kampionatin italian, por shpallja e Italisë si “zonë e kuqe” u mohon të drejtën çdo qytetari që të kalojë kufijtë hyrës apo dalës të shtetit.

Kështu emra si Pandev, Ilmas dhe Nestorovski nuk do të jenë në gjendje të vihen nën urdhërat e trajnerit, ndërsa vetëm 16 ditë na ndajnë nga përballja. Për më tepër edhe nëse lejohet dalja e futbollistëve maqedonas jashtë Italisë, rregullat e vendosura në Maqedoni i detyrojnë këta të fundit të karantinohen për 14 ditë. Ndërkohë izolimi i fqinjve përtej Adriatikut prek edhe Kosovën, teksa kapiteni i saj Amir Rrahmani dhe portieri Ujkani luajnë në Serinë A dhe lëvizja e tyre drejt dardanëve është e paralizuar prej vendimit të fundit si pasojë e koronavirusit në Itali./Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *