Që te Bordoja mbizotëron kaosi, kjo u kuptua që në momentin kur Malkom iu shit Romës dhe më pas bëri prapakthehu, duke shkuar te Barcelona.
Dje u verifikua një tjetër ngjarje që ka bërë bujë në Francë, sepse trajneri Gustavo Pojet pas kualifikimit për në play-off në Europa League nuk u mor fare me ndeshjen, por shpërtheu në akuza ndaj klubit, që shiti sulmuesin Gaetan Labord të pa e njoftuar fare dhe pa gjetur një zëvendësues të denjë.
“Ajo që bëri klubi sot me shitjen e Labord është e turpshme. U kisha thënë drejtuesve që të mos e shisnin pa gjetur zëvendësuesin, por nuk më dëgjuan dhe e shitën pa më njoftuar fare.
“Kur mbërritëm në hotel para ndeshjes së sotme kërkova Labord, por ai nuk ishte aty. E telefonuar dhe ai ishte në Monpelje. Askush nuk më kishte njoftuar.
?? ÉNORME !!! Poyet totalement furax en conf de presse suite à l'absence de Gaëtan Laborde. Le coach des Girondins veut des explications de sa direction et menace de partir : "C'est mon plus mauvais jour dans ce club" #rmclive pic.twitter.com/k1Wswbi9bK
— After Foot RMC (@AfterRMC) August 16, 2018
“Do të marr një vendim, do të flas me agjentin tim. Është dita më e keqe që kur jam te Bordoja. Ndoshta duhet të largohem”.
Nervat e uruguajanit arritën kulmin gjatë monologut të tij kur zyrtarja për mediat tentoi të ndërpriste konferencën, por Pojet iu kthye: “Vendos unë kur do ndaloj. Vetëm unë”.
Pas kësaj konference, Bordoja mëngjesin e sotëm ka vendosur ta pushojë nga puna trajnerin e njohur, por skuadra ka bojkotuar stërvitjen në shenjë proteste, duke dalë në krah të trajnerit.