Ekskluzive: Buba i lë të gjithë me gisht në gojë, gjen ekip të ri

0

Ferhan Hasani e ka pranuar ofertën dhe tashmë do të luajë larg Maqedonisë, por edhe larg Shqipërisë. Ishte klubi i Kukësit që kërkoi të bënte goditjen e madhe dhe presidenti Safet Gjici kishte vënë një shifër të lartë në dispozicion për ta bindur sulmuesin.

Gjithsesi numri një i Kukësit nuk mundet të rivalizojë me sheikët në Arabi. AI Raed, klubi që bindi Besnik Hasin për të lënë Europën, ka bërë të vetin edhe Bubën, idhullin e tifozerisë së Shkëndijës së Tetovës.

Autori i 22 golave kampionatin e shkuar me kuqezinjtë, u shpall kampion dhe fitoi Kupën në Maqedoni, ndërkohë që sivjet pritet që të nisë një aventurë të re. Ofertat i ka pasur të shumta, nga Turqia, Azerbajxhani dhe madje edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Transferimi i Hasanit tek Al Raed u krye nga “Stars Sport Magamenet”, kompani e përfaqësuar nga menaxheri Ilir Halili, i cili prej vitesh operon me sukses në tregun e Lindjes së Mesme. Së bashku me partnerin e tij Indri Caca, kanë përmbyllur marrëveshjen e sulmuesit në Arabinë Saudite.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.