Mister Jonghong Li nuk ka derdhur 32 mln eurot duke mos respektuar akordin me Elliott, që do të presë deri në mesnatë, për të nisur procedurat për të marrë pronësinë e Milanit, sipas akordeve dhe klauzolave të vendosura në momentin kur garantoi borxhin për biznesmenin aziatik për të mbyllur akordin me Fininvest për aksionet e Milanit.
Sot ishte dita e fundit kur Mister Li duhet të shlyente këstin, për të shtyrë çdo diskutim rifinancimi në tetor (duhen edhe më shumë se 300 mln euro të tjera) por shtimin e kapitalit që ka bërë fondi amerikan dhjetë ditë më parë, pronari kuqezi jo vetëm që nuk e ka shlyer, pra 32 mln euro, por nuk është bërë më i gjallë.
Kështu, sipas gazetarit Karlo Festa, “Il Sole 24 Ore”, tashmë fondi amerikan po pres mesnatën dhe mund të quhet pronari i ri i Milanit, duke lënë me një grusht miza Jonhong Li.
Sakaq, presidenti aziatik ka vetëm një rrugë, të kërkojë nga gjyqi i Luksemburgut që të mos merret në konsideratë ky afat dhe të rishitet, por vështirë se do të mund të fitojë.
Madje, sipas medieve italiane, Elliott ka nisur praktikat prej disa ditësh për të siguruar dokumentacionin e duhur në mënyrë që kuotat e Milanit t’i kalojnë, sipas ligjit. Ka gati edhe 150 mln euro për të siguruar administrimin e klubit në këto muaj, duke përfshirë edhe merkaton, teksa Li ndodhet në Moskë, për të negociuar me një biznesmen të fuqishëm.
Në anën tjetër, Pol Singer, pronari i Elliott, ka rinisur kontaktet me familjen Rikets dhe sidomos pronari e Majemi Dolfins, Ros.
Megjithatë, sipas “Sky” ka edhe një kartë fituese për Mister Li, që po përpiqet të mos humbë Milanin për 32 mln euro. Kështu, i duhet që të mbyllë shitjen e klubit për 415 mln euro në total, që do të thotë 383 mln euro bashkë me interesa për të shlyer Elliott dhe 32 mln euro që ky fond amerikan ka paguar përpara dhjetë ditësh për administrimin e klubit.