Situatë shumë e rënduar në Vlorë, pas ndeshjes Flamurtari-Vllaznia 1-1. Edhe këtë radhë arbitrat protagonistë, sepse Flamurtarit i është dhënë një penallti qesharake kundër dhe tashmë mesatarja është një penallti kundër në çdo dy ndeshje.
Nuk mund të mungonin protestat e futbollistëve vlonjatë pas ndeshjes, por ka pasur debate të ashpra me arbitrat dhe vlonjatët kanë denoncuar fjalorin e ulët të anësorit Tartari.
Nga fjalët, te veprat, sepse një nga arbitrat është goditur, ndërsa largimi i tyre është bërë me forca speciale, një orë pas përfundimit të ndeshjes.
Si arbitrat, ashtu edhe Flamurtari, kanë shkuar në polici për denoncim.