Kaos në Itali/ Stuhia shkatërroi shtëpinë e yllit të Interit, panik i madh

Një pjesë e madhe e Evropës u përfshi nga një stuhi e fortë dhe më e goditura ishte Italia, veçanërisht Lombardia. Stuhia nuk e ka anashkaluar as Milanon, ku ka pasur dëme të shumta materiale nga fryrjet e forta të erës.

Era ka shkaktuar dëme të mëdha edhe në shtëpinë e sulmuesit të Interit, Lautaro Martinez. Stuhia shkatërroi kopshtin, po ashtu u shkatërrua një pjesë e mirë e tarracës, si dhe një pjesë e çatisë së shtëpisë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *