Kaos në Gjermani/ Lojtarët nuk mundën t’i qetësonin dot, tifozët gjermanë bëhen të gjithë bashkë dhe nuk heqin dorë nga qëllimi i tyre

Për tifozët gjermanë, futbolli është më shumë se një sport. Për ta është një mënyrë jetese. Tifozët gjermanë kërkojnë të mbajnë gjallë pasionin për futbollin, për ta mos e kthyer atë thjesht në një mjet biznesi. Mesazhi ka qenë i qartë dhe në përballjen e sotme mes Hanoverit dhe Hamburgut. Tifozët e të dyja skuadrave janë bërë bashkë, duke thërritur në kor kundër presidentit të Federatës Gjermane të Futbollit.

Veprimi i tyre qendron në faktin se kundërshtojnë privatizimin e klubeve. Ata kërkojnë të mbajnë në fuqi rregullin se asnjë individ nuk mund të jetë pronar i shumicës së aksioneve të një klubi. Ultrasit e Hanoverit kishin shpalosur edhe një baner kundër presidentit të skuadrës së tyre. Ata kishin shpalosur portretin e tij të vënë në shënjestër. Lojtarët shkuan pranë tifozerisë për t’i qetësuar, por e patën të pamundur. Në këto kushte arbitri vendosi që të ndërpriste ndeshjen./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *