Transferimi i mundshëm i Leroj Sane nga Mançester Siti te Bajerni është kthyer në një telenovelë plot surpriza.
Ditet e fundit u duk gjithçka e kryer, sepse trajneri Niko Kovaç deklaroi se transferimi i Sanesë ishte shumë pranë dhe ishte i bindur që Bajerni do ia dilte ta blinte.
Fjalët e tij terbuan Sitin, që nuk ka ndërmend të bëjë asnjë lëshim dhe kërkon më shumë se 100 milionë euro, ndërsa pas fjalëve të Kovaç nuk e ka fshehur nervozizmin për një deklaratë shumë të nxituar.
Kjo ka bërë që Karl-Hainc Rumenige të nxjerrë blof trajnerin Kovaç: “Nuk është e vërtetë që jemi duke kompletuar blerjen e Sanesë dhe nuk më pëlqeu ajo që Kovaç tha”.
Vetë trajneri i Bajernit kërkoi falje: “Biseduam me klubin ditët e fundit dhe mendova se ishim në rrugën e duhur. U nxitova, nuk duhej të flisja ashtu dhe i kërkova falje Pep Guardiolës. I kërkoj falje edhe klubit, në të ardhmen nuk do lëshoj deklarata të nxituara”.
Dje në mbrëmje edhe Bajerni doli me një komunikatë për shtyp për Sane: “Raportimet mediatike të sotme në lidhje me Sane, i cili dëshiron të transferohet te Bajerni, nuk korrespondojnë me të vërtetën”. Lëmsh…
Medienberichte vom heutigen Tage, mit dem Inhalt, dass sich Leroy Sané für einen Wechsel zum FC Bayern entschieden hätte, entsprechen nicht der Wahrheit.
— FC Bayern München (@FCBayern) August 1, 2019