Kantierin e ndërtimit të Pirlos nuk e durojnë gjatë, Juventusi bën gati alternativën për trajner

“Jemi duke ndërtuar”! Trajneri Andrea Pirlo ka vendosur shiritat te bardhezinjtë pas rezultateve negative që janë marrë në kohët e fundit. Një bast i rrezikshëm që u vendos nga ana e drejtuesve të Juventusit, pasi do t’i besonin një gjeniu si futbollist vendin e trajnerit për herë të parë.

Megjithatë në Itali nuk kanë ndërmend që të durojnë gjatë dhe të presin formën që do t’i jap Pirlo ndërtesës së Juventusit, nëse nuk do të ketë rezultate të menjëhershme. Mediat në vendin fqinj kanë raportuar se trajneri i Italisë, Mancini, është një zgjedhje e parë për drejtuesit të Juventusit, që kanë kontaktuar së fundmi edhe Alegrin. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *