Gafat e Tatarusanu e bëjnë Milanin t’i kuptojë vlerën, por Donaruma do edhe vëllain

0

Xhixhio Donnaruma është i infektuar me Covid-19, por menaxheri i tij Mino Raiola është duke u përfshirë në një marrëveshje me Milanin për të rinovuar kontratën e tij. Kuqezinjtë janë mjaft të interesuar për të mbajtur lojtarin më të rëndësishëm në skuadër, duke parë dhe gafën që portjeri Tatasuranu bëri në sfidën përballë Romës. Megjithatë drejtuesit e “djallit” duhet te konsiderojnë faktin që gardiani kërkon dhe qëndrimin e vëllait të tij Antonio si portier rezervë.

Gazeta italiane “Tuttsport” ka publikuar një artikull ku shkruhet se Maldini dhe Mino Raiola kanë gjetur gjuhën e përbashkët për rizgjatjen e kontratës së Xhixhios dhe vëllait të vet. 21 vjeçari do të përfitojë një rritje rroge nga 6 milionë në 7.5 milionë euro, ndërsa Antonio do të mbajë pagën prej 1 milionë euro në sezon. Duhet theksuar se Antonio Donaruma ka luajtur vetëm 1 ndeshje me Milanin në 2 vjet, megjithatë rëndësia qe Xhixhio ka për klubin kuqezi detyron drejtuesit të pranojnë këto kushte. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.